Të mërkurën do të fillojë zbatimi i parimit të kontrollit “hyrje-hyrje” në pikën e përbashkët kufitare Glloboqicë-Jazhincë.
Nga ora 14:00 do të bëhet inaugurimi i kësaj pike të përbashkët kufitare, ndërsa do të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Bendshme të Kosovës, Xhelal Sve[ka, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pan[e Toshkovski, dhe delegacionet përkatëse, ka njoftuar MPB e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, ka njoftuar MPB.