Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka konfirmuar hyrjen në fuqi të sistemit të ri Entry/Exit (EES) më datën 12 Tetor 2025, i cili eliminon nevojën për vula.
Ky sistem digjital do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet në zonën e BE-së për të gjithë shtetasit jo-BE, duke eliminuar nevojën për vula në pasaportë dhe duke përdorur teknologjinë për të regjistruar të dhënat biometrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025. Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes! Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE. Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale.”, thuhet në njoftim.