Të premten, 27 dhjetor, do të ndërprehet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Ndërprerja e qarkullimit bëhet sepse do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga njëra anë e zgjerimit të rrugës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë që ditën e premte me datën 27.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6 i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.