Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja për modernizim të turbinave me avull në “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompanisë amerikane “General Electric” (GE) kanë nënshkruar marrëveshjen për modernizimin e turbinave me avull në termocentralin “Kosova B”.

KEK-u ka shpallur tender në vlerë mbi 56 milionë euro për modernizimin e turbinave të bllokut B1 dhe B2 të Termoncentralit “Kosova B”.

Sipas njoftimit të për nënshkrim të kontratës, puna në modernizimin e këtyre turbinave do të fillojë më 30 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjas deri më 31 tetor të vitit 2025.

“Modernizimi i turbinave përfshin komplet rekonstruktimin e turbinës se presionit te larte (TPL) dhe turbinës se presionit te ulet (TPU) ndërsa turbina e presionit të mesëm (TPM) do t’i nënshtrohet riparimit te zakonshëm kapital te saj”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Lidhja e kontratës është bërë me kompaninë “General Elektric” përmes procedurës së negociuar.