Për të dytën herë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij.
Siç ka mësuar KOHA, arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës për shfrytëzim nga kompania “Ma Con”, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Komunën e Istogut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.
Policia e Kosovës, pa folur për identitete, ka treguar dyshimet fillestare për këta zyrtarë.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
KOHA ka mësuar se dhënia e dy parcelave të komunave në shfrytëzim për këtë kompani është bërë dy vjet më parë. Në vitin 2018, nënkryetar i Komunës ishte Lulzim Blakaj.
“Kryetari nuk i ka nënshkruar vetë kontratat. E ka shmangur konfliktin e interesit. Pra, nënkryetari i ka nënshkruar”, ka thënë ai.
Bujupi, siç ka mësuar KOHA, është zyrtar ligjor në Drejtorinë e Urbanizmit në këtë komunë.