Mbi 300 mijë shpendë kanë ngordhur nga laringo-trakei dhe gripi i shpendëve H5N8 në dy ferma mëdha në zonën e Durrësit, qëkur u paraqitën këto sëmundje të dielën (20 mars), kanë bërë të ditur autoritetet në Shqipëri të martën.
E sipas tyre, kjo sëmundje ka nisur të shfaqet edhe në Lushnjë, ku 60 pula kanë ngordhur në një fermë në fshatin Grabian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, në Shqipëri janë afro 5 milionë pula. Të dhënat u referohen fermave të pulave për prodhim të vezëve.
Vetëm në rajonin e Durrësit ku dhe janë të përqendruar pularitë e prekura nga kjo sëmundje, janë rreth 1 milion pula.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë nga sëmundja e laringo-trakeit dhe gripit të shpendëve deri më tani kanë ngordhur 300 mijë pula, çka përbën 6% të totalit në të gjithë vendin dhe 30 % në qarkun e Durrësit, i cili është edhe furnizuesi kryesor.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në Shqipëri prodhohen mesatarisht 861 milionë vezë në vit. Nga llogaritë e bëra, rezulton se një shpend në fermë prodhon mesatarisht 171 vezë në vit. Dhe duke qenë se kanë ngordhur deri më tashi rreth 300 pula, numri i vezëve “të munguara në treg” llogaritet në afro 51 milionë përgjatë këtij viti.
Të hënën Ministria e Bujqësisë bëri me dije se janë marrë masat në karantinimin e fermave të prekura dhe se sipas saj, situata është nën kontroll.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka ndaluar përkohësisht importimin e vezëve nga femrat e Durrësit.