Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në sallën 1 Tetori arrin një grup i ri qytetarësh nga Shqipëria, kërkohet ushqim e veshmbathje

Një valë e re qytetarësh nga Shqipëria kanë mbërri në Prishtinë. Siç njoftojnë tifo-grupi Plisat, ata kanë nevojë për ushqim e veshmbathje.

“Gjendemi tek salla 1 Tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojmë me rroba, ushqim, barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Plisat” lusin të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen brenda sallës 1 Tetori që mundësisht të sjellin ushqim të gatshëm - Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara.

Momentalisht "Plisat" në sallën 1 Tetori janë duke i klasifikuar ndihmat të cilat i kanë dhuruar qytetarët në organizimet e tyre në shesh.

Të pranishëm për të kontribuar janë edhe pjesëtar të FSK-së. Siç raporton KTV-ja, të njëjtit kanë kërkuar që qytetarët të cilët kanë ardhur në Kosovë të orientohen në Prizren.