Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Rahovec gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

germime

Foto Ilustrim: Arkiv

Në Rahovec janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 

Në raportin e policisë thuhet se mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjeko-ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësitë policore nga Sektori për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë”, thuhet në raportin e Policisë.