Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Onkologji nis shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave

Kanceri i gjirit

Në Klinikën e Onkologjisë ka nisur shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. 

Sipas njoftimit të Shërbimit Klinik, Spitalor, Universitar të Kosovës (SHSKUK) shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me shoqatën ‘Jeta Vita’”, thuhet në njoftim.