Në Kosovë nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.
Burime të KOHËS kanë njoftuar se kryetarët e komunave kanë kërkuar gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot nëpërmjet Zoomit, që të jenë të hapura qendrat e vaksinimit edhe gjatë ditëve të fundjavës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Vitia është dakorduar që të ketë vaksinim edhe të shtunën. Të dielën do të jetë ditë pushimi për qendrat e vaksinimit.
"Në Prishtinë nga 30 ekipe këtë javë i kemi shtuar kapacitetet në 50 dhe ekipet e vaksinimit do të shtohen edhe në qendrat e tjera. Në nivel vendi numri i ekipeve të vaksinimit ka shkuar në 300 ekipe. Qendrat do punojnë edhe ditën e shtunë", ka thënë Vitia.
Në Kosovë vaksinimi masiv ka filluar në fillim të qershorit, por qendrat e vaksinimit nuk kanë punuar në fundjavë për t’u mundësuar pushim stafit mjekësor.
Në Kosovë sot është regjistruar rekord ditor i rasteve me koronavirus. Janë regjistruar 1765 raste të reja.
Deri më tash në Kosovë janë administruar 620.935 vaksina anti-COVID. Janë vaksinuar me dy doza 215.195 qytetarë, ndërsa me një dozë 190.545. Vetëm gjatë të martës janë administruar 18.685 doza.