Arbëri

Në Izrael mund të shkohet pa viza, por jo pa aplikimin në ETA-IL

Kosova, Izrael

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza. Megjithatë, përpara udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), ka njoftuar ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X. ​

Autorizimi në ETA-IL duhet të merret të paktën 72 orë para nisjes dhe është i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite: https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Se si mund të kryhet kjo procedurë, mund ta ndiqni videon e mëposhtme.