Para rreth dhjetë vjetëve në oborr të QKUK-së po planifikohej të ndërtohej një spital privat. Me nismën për ndërtimin e tij dyshohet se nisën edhe dallaveret e të ashtuquajturit “Grupi i Currit” kundër biznesmenit Faton Dalladaku, shkruan sot Koha Ditore.
Ligjërisht atëkohë ndërtimi i një spitali privat nuk mund të realizohej në atë lokacion. Kjo për shkak që një udhëzim administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë ndalonte ndërtimin e çfarëdo spitali në rreze prej një kilometër në afërsi të Spitalit publik. Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, pati nxjerrë vendim të jashtëligjshëm që e lejonte ndërtimin e spitalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ndërtimi i tij dhjetë vjet më parë ishte ndaluar me presion publik. Disa vjet më pas është ndërruar ligji dhe ndërtimi i spitalit ishte legjitimuar. Por pronar i spitalit nuk ishte më Faton Dalladaku, por disa biznesmenë nga Shqipëria.
Gazeta nga burime të ndryshme brenda hetuesisë ka mësuar se problemet e biznesmenit Dalladaku me grupin e tetë personave të dyshuar për fajde, detyrim e mashtrim kanë nisur me funksionalizimin e këtij spitali.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)