Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Bruksel po punohet për një takim të ri Kosovë-Serbi

Foto nga arkivi

Në Shërbimin evropian për Punë të Jashtme janë duke vazhduar përpjekjet në organizimin e një takimi të ri në kuadër të dialogut, është bërë e ditur nga Brukseli.

"Jemi duke punuar drejt përgatitjes së takimeve të reja në kuadër të dialogut. Datën dhe agjendën - si rreth ato të nivelit të ekspertëve, ashtu edhe nivelit të lartë politik, do ta bëjmë të ditur paraprakisht”, i ka thënë KOHËS Zoi Muletier, zyrtare shtypi për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, teksa kanë raportuar për takimin, mediet serbe shkruajnë se Brukseli ka përkujtuar se marrëveshja rreth Asociacionit është përmbyllur më 2013 “në vullnet të mirë” dhe se “kurrë nuk është shfuqizuar apo tërhequr”.

“Kosova e ka marrë përsipër obligimin ndërkombëtar që ta zbatojë këtë marrëveshje. Kosova duhet ta propozojë rrugën drejt zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, është thënë nga Brukseli, transmetojnë mediat në Serbi.