Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar në Bruksel sot edhe për Ballkanin Perëndimor. Pos takimit mes vete kanë pasur edhe takim të përbashkët me homologët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
BE-ja ka thënë se mirëpret faktin që Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, edhepse formalisht nuk ka qenë e obliguar. Ndërsa ka pasur kritika ndaj Serbia që është shteti i vetëm i rajonit që nuk i ka mbështetur këto qëndrime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDialogu Kosovë – Serbi ka qenë temë diskutimeve, ndërsa burime të BE-së thonë se është pajtuar që Ballkanit Perëndimor duhet dërguar porosia e qartë. Po ashtu është thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.
Përgatiti: Augustin Palokaj