Ndihma humanitare e ndarë nga Kosova për popullin e Gazës është nisur me një anije të shtunën nga porti i Mersinit në Turqi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë njoftimin për nisjen e ndihmave që qenë ndarë nga Qeveria e Kosovës në janar. Ai ka thënë se edhe pse vendimi për ndihmën ishte marrë në janar, realizimi u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes të arritur nën udhëheqjen e presidentit amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDërgesa me vlerë 500 mijë euro nga Kosova përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.
“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza”, ka shkruar Kurti, teksa ka falënderuar Turqinë për ndihmën në realizimin e operacionit humanitar.