Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa kërkesa.
Në njoftimin për protestën, FSSHK-ja shprehu pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e Qeverisë për rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë protestës ata mbanin në duar pankarta me shkrime “Ndaloni mbylljen e reparteve në spitale”, “Duam kontratë kolektive”, “Mos pengoni aktivitetin sindikal”, “Stop diskriminimit në shëndetësi” e disa të tjera.