Për shkak të punimeve do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi në Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut, sipas njoftimit nga Ministria e Infrastrukturës do të bëhet nga ora 8, jo më gjatë se 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ‘Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)’, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor: Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë”, thuhet në njoftim.