Pa ujë të pijes kanë mbetur Mitrovica e Veriut dhe Zveçanit të shtunën.
Uji është ndërprerë për shkak të dëmtimit të gypit në Zveçan, ndërsa Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka dërguar ekipet për sanimin e dëmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet”, njoftoi KRU “Mitrovica”.