Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të paplanifikuar të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës.
Kjo ndërprerje është njoftuar për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Deri në sanimin e problemit, sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin rruga “Gjergj Balsha”, rruga “Ferid Curri”, zona përreth Ambasadës Amerikane, bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.