Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë të martën në Sarajevë se nuk mund të mendohet për bashkëpunim të efektshëm rajonal, në rast se disa nga fqinjët synojnë t’ia pamundësojnë Kosovës pjesëmarrjen në ngjarjet sikur është Samiti që në këtë fillimjavë është mbajtur në Bosnjë-Hercegovinë. Deklarata ka nxitur reagimin e Beogradit zyrtar.
Autoritetet kosovare refuzuan të marrin pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). E bënë këtë, nën arsyetimin se ishte denigruese ftesa e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, serbit Milorad Dodik, që ishte nikoqir i takimit. Sipas presidentit Hashim Thaçi, minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeta është i vetmi autoritet i Shqipërisë që i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Ai është kritikuar për vendimin për të shkuar në Sarajevë, pasi me përfaqësuesit kosovarë janë solidarizuar edhe kryeministri Edi Rama e edhe ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj. Të dy e kanë bojkotuar Samitin.
Në fjalën e tij mbajtur në Samit, presidenti Meta ka shprehur keqardhjen për faktin që Kosova, shtet që do të jetë kryesues i ardhshëm, është detyruar të mos marrë pjesë në këtë samit... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)