Ky njoftim sipas AUV-it është ndërmarrë për çështje sigurie pas njoftimeve të shpeshta të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë, se ka mundësi të kenë praninë e toksinës Cereulide.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinion se ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë. Ky vendim është bazuar në njoftimet e shpeshta të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të BE-së, përfshirë Kosovën, po përballen me situatën që ka të bëjë me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt”, thuhet në njoftimin e AUV-it
Në njoftim thuhet se qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim sepse për sasinë e cila është futur më herët në Kosovë, janë ndërmarrë masat se cilat lloje të produktit nuk mund të përdoren.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në koordinim me operatorët ekonomikë, ka realizuar tërheqjen nga tregu të produktit të paralajmëruar. Ndërkohë, inspektorët e AUV-së janë në terren dhe po vazhdojnë me gjurmueshmërinë e plotë, me qëllim verifikimin nëse ka mbetur ndonjë njësi e produkteve te parajmëruara si të pa përdoshme”, është thënë mes tjerash në njoftim.