Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar se në takimin me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani, kanë diskutuar për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse.
“Diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për shkollat si promovuese të shëndetit, “si një iniciativë e rëndësishme për të promovuar shëndetin dhe edukimin shëndetësor në institucionet arsimore në Kosovë”.
“I informova për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës”, ka shkruar Nagavci.