Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Naftëtarët kundër vendosjes së çmimeve tavan për derivate

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë, duke thënë se kjo do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.

Në një reagim të siguruar nga KOHA, Shoqata tha se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të 2022-s, pa asnjë justifikim, derisa shtoi se kjo i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm, është duke u ballafaquar me rritje të enorme të kostove të produkteve të naftës qoftë të pagave, normave të interesit, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Kjo, e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë shkatërruese për kompanitë e naftës”, thuhet në komunikatë.

Image

Ministres Rozeta Hajdari, që udhëheq me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) iu kërkua të shfuqizojë vendimin.

Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.