Nafta është shtrenjtuar sërish të martën.
Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka vazhduar edhe të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga 1.35 euro sa ka qenë më 3 mars, tashmë çmimet për litër naftë të hënën kanë arritur në 1.46 deri në 1.52 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.
Në fotografitë e realizuara nga KOHA nga pika të ndryshme të karburanteve, çmimet variojnë në këto shifra.



Rritja po vazhdon si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Të enjten ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare, për t’i lëvizur çmimet deri në 1.44 euro për një litër naftë.
Vendimi i MINT-it për caktimin e marzhës së fitimit ka hyrë në fuqi të enjten dhe ai nuk e ka ulur çmimin, ndonëse të dhënat e Doganës, një ditë më parë kanë treguar se çmimi i importit është rritur për vetëm 1.5 cent për litër, ndërsa çmimi në treg i një litre naftë në një interval kohor prej 48 orësh është rritur për mbi 20 centë.
Pas lëvizjes së çmimeve të naftës, Autoriteti i Konkurrencës (AKK) e ka filluar monitorimin e të gjitha ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari me tregtimin e karburanteve.
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve tjera në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.