Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti se në vazhdimësi ka abuzuar me termin “barazi”.
Ai ka thënë në “Konfront” të KTV-së të enjten se Qeveria nuk ka pasur politika të barazisë sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ku është barazia? Po i përmend shtesat. Njëjtë merr shtesa si një fëmijë i milionerit si i dikujt që jeton me pagë 400 euro. Sa herë i kanë shpërnda nga 100 euro. Nuk është bërë kurrë dallim që të mbështeten ata që kanë më pak para. Kjo qeveri, ky kryeministër kanë abuzuar me termin barazi. Për shkak se asnjëherë nuk e ka pas në mendje uljen e pabarazisë. Nuk është marrë me çështjen e barazisë. E ka përmend sa herë i është dashtë për elektorale. Kur i ka nda 100 euro për studentët s’ka bë dallim mes studentit që paguan mezi konviktin dhe studentin, fëmijë të një biznesmeni të fuqishëm. Për çfarë barazi po flasim. Ku janë politikat për barazi? Kjo qeveri ka ardhur në pushtet në emër të uljes së pabarazisë, por nuk janë marrë me të. Vetëm e kanë abuzuar dhe shfrytëzuar elektoralisht situatën e vështirë të familjeve tona”, ka thënë ai.
Mustafa ka deklaruar se mosrealizimi i projekteve nga Qeveria Kurti do të sjellë ngadalësim ekonomik në Kosovë.
“Efekte të jashtëzakonshme negative nga mosrealizim i investimeve. Është tërhequr paraja nga qarkullimi dhe nuk u kthye në qarkullim. Vendi i ka humbur mundësitë e shumta të përfitimeve nga mosrealizimi i tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova në dhjetor u përball me nivelin më të lartë të inflacionit në rajon. Ai ka thënë se nuk qëndrojnë pretendimet e kryeministrit Albin Kurti se Kosova është ndër vendet me inflacionin më të ulët në rajon.
Mustafa: Kjo qeveri ka linçuar i ka ofenduar dhe ka poshtëruar sindikatat
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti i ka ofenduar dhe i ka poshtëruar sindikatat dhe zërin e tyre.
“As s’janë ngritur pagat, as siguria në punë, as s’po zbatohen të drejtat e punëtorëve. Numri i inspektorëve i njëjtë. Por nëse i shohim si i ka trajtuar sindikatat kjo qeveri. Ju kujtohet sindikata e arsimit në kohën e grevës, ose ajo e policisë e njësisë speciale që ishin pjesë e aksioneve në veri, si u trajtuan nga kryeministri kur shkuan të kërkojnë kushte më të mira. Kjo qeveri i ka linçuar, i ka ofenduar, i ka poshtëruar deri në masën më të madhe sindikatat që kanë ngritur zërin. S’ka lënë hapësirë. Nuk ka sindikatë në Kosovë që ka gjetur mirëkuptimin e kësaj qeverie për të shtyrë ndonjë agjendë të punëtorëve, të interesit të tyre përpara”, ka thënë ai.
Mustafa: Buxheti i vitit 2026 përfshin vetëm 6 për qind projekte të reja
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se buxheti për vitin 2026 i propozuar nga Qeveria e Kosovës, është një buxhet emergjent dhe nuk i reflekton premtimet që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ekspozenë e tij në Kuvend.
“Gjitha ato projekte të mëdha që i përmendi në ekspoze, nuk janë të përfshira në buxhet. Buxheti i vitit 2026, në pjesën dërrmuese përbëhet nga projekte të stërgjatura nga vitet paraprake që nuk kanë përfunduar kurrë. Diku vetëm rreth 6 për qind e investimeve kapitale të parapara në buxhet për vitin 2026 janë projekte të reja. Vetëm 6 për qind. Pjesa tjetër e buxhetit, gjithçka është bartje nga vitet paraprake. Është një buxhet thuajse kopje e buxhetit të vitit paraprak”, ka thënë Mustafa.
Projektbuxheti ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës të hënën, ndërsa të premten do të jetë leximi i dytë.
Mustafa: Autostrada e Gjilanit është inekzistente
Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ekspozeja me të cilën Albin Kurti mori votat për t’u bërë kryeministër, nuk është paraqitur fare në projektbuxhetin për vitin 2026.
Sipas tij, ekspozeja ka qenë listë dëshirash. Këtu ka përmendur premtimet infrastrukturore, e që për një prej tyre ka thënë se është inekzistente.
“Nëse e shohim ekspozenë e kryeministrit në ditën kur u votua qeveria dhe nëse e shohim buxhetin për 2026 po flasim për dy gjëra pothuajse të ndryshme. Ajo që ka prezantuar ai në ekspoze ishte më shumë listë dëshirash, por të cilat nuk i ka reflektuar në buxhet. Përderisa këto projektet që i ka prezantuar atë ditë s’janë reflektuar në buxhet, shtrohet pyetja për çka po flasim. Për shembull një prej tyre flet për autostradën Gjilan-Banull-Duhël-Prizren. Për lidhjen e autostradës së Gjilanit me të Prizrenit, por kjo pjesa që e lidh me Prizren nuk figuron askund në buxhet. E të mos flasim për autostradën e Gjilanit që është inekzistente. Flet për projekt të hekurudhës që përfshin Ferizajn e Gjilanin që nuk shihet askund në buxhet. Banka zhvillimore e Kosovës që e kemi dëgjuar edhe para pesë vjetësh por që për pesë vjet s’u fol kurrë për të e tash në fillim thotë prapë do ta bëjmë”, ka deklaruar ai.
Mustafa: Qeveria nuk ishte e gatshme për debat parlamentar për buxhetin
Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ishte e gatshme për debat parlamentar për Buxhetin 2026 dhe se për këtë arsye ka tentuar të kalojë projektligjin në procedura të shpejta.
“Kjo urgjencë nuk mund të quhet e arsyeshme. Dhe për faktin që nuk është e arsyeshme lë të kuptohet se mund të ketë arsye të tjera që nuk i shohim se pse ekziston kjo urgjencë. Një arsye që është shumë e qartë është se Qeveria nuk ishte e gatshme për debat parlamentare. Nuk ishte e gatshme ta ekspozojë atë buxhet para publikut përmes diskutimeve dhe debateve të deputetëve, sidomos të opozitës”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së. “Qeveria absolutisht që dëshironte t’i ikte debatit për buxhetin për shkak se mundohej që në një pasdite në procedura të përshpejtuara ta hedhë në votim, në kohën kur deputetët i kishin vetëm rreth tri orë në dispozicion për ta lexuar atë dokument voluminoz. S’ishte e interesuar për debat parlamentar për buxhetin”.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk është dinamike dhe se në këtë urgjencë për leximin e shpejtë të Buxhetit nuk bëhet fjalë për nguti për realizim të projekteve.
Të premten do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit 2026. Në lexim të parë u miratua të hënën.