Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka akuzuar qeverisjen aktuale për pezullim të zyrtarëve që nuk janë pajtuar me ministrat në dikastere të caktuara.
“Në këto tri vjet te kësaj qeverie me dhjetëra zyrtarë të shtetit janë pezulluar nga puna se në takime me ministra nuk janë pajtuar me qëndrimet e ministrave. Pra imagjinoni pezullohet se ka një mendim tjetër prej ministrit”, ka theksuar Mustafa në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e së enjtes në Kuvend.
Ai ka thënë që në qeverinë aktuale ka një qasje tërësisht jodemokratike dhe joprofesionale. “Në raportet zyrtare të vetë ministrive shkruhet qartë arsyeja se zyrtari i caktuar ka pasur sjellje të pahijshme duke shprehur qëndrim të kundërt prej ministrin”, është shprehur Mustafa.