Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se një tërmet prej 6.5 shkallë të Rihterit, ndonëse nuk është shumë i madh, do të sillte pasoja katastrofale për Kosovën po që se ndërtimet nuk janë realizuar mirë.
Mustafa ka thënë Kosova është zonë sizmike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova është zonë sizmike nga fillimi në fund. Ne mund të goditemi nga një termet maksimal 6.5 shkallë të rihterit, i cili si termet nuk është i madh, por nëse nuk është ndërtuar mirë mund të jetë katastrofal”, ka thënë ai për emisionin “tre8tre”.
Lidhur me shembjen e rrugës në Prishtinë, Mustafa ka thënë se pilotët nuk kanë qenë të futur në tokë sa duhet, gjë që sipas tij tregon papërgjegjësi.