Arben Mustafa, kandidat për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në drejtësi.
Në “Konfront” të KTV-së të enjten, Mustafa ka thënë se ky pushtet nuk është i gatshëm për asnjë hetim e se “një ditë do të kërkojë që të largohet edhe Prokuroria”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke u përplasur me Haxhi Avdylin e Vetëvendosjes që e akuzonte për dërgim të Byrosë në Gjykatën Kushtetuese nga frika prej konfiskimit të pasurisë, Mustafa përgjigjej duke e pyetur se “pse po e shkelni Kushtetutën”.
“Ju keni qeverinë që e ka marrë në mbrojtje secilin person që është hetuar”, ka thënë ai. “Keni thënë kush e shkel Kushtetutën është kriminel. Pse po e bëni?”