Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Buxheti i Prishtinës u përfshi në projektligj, por pushteti po vazhdon sabotimin e projekteve jetike

Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndonëse është miratuar përfshirja e buxhetit të Prishtinës në Ligjin për Buxhetin 2026, beteja me pushtetin qendror vazhdon, pasi sipas tij, ende ka përpjekje që të sabotohet zhvillimi i kryeqytetit. 

Në konferencën për media të mbajtur pas përfshirjes së buxhetit të Prishtinës në projektligj nga Komisioni për Buxhet, Mustafa e ka quajtur alarmante se si, sipas tij, projektet e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Prishtinës, vazhdojnë të mbeten jashtë buxhetit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk lejuam që Prishtina të lihej në harresë nga bllokadat politike. Natyrisht që beteja vazhdon, Prishtina ende sabotohet në projekte jetike për të dhe qytetarët. Është alarmante që projektet që ndryshojnë jetën e qytetarëve vazhdojnë të mbeten jashtë buxhetit. Unaza e kryeqytetit është ende e bllokuar, Spitali i kryeqytetit është i lënë në harresë e shumë projekte të tjera nuk u përfshinë në buxhet. Pushteti ende po përpiqet ta sabotojë zhvillimin e Prishtinës”, ka thënë ai. 

Sipas Mustafës, përplasjet rreth buxhetit të Prishtinës kanë nisur që në vitin 2023, kur, siç tha ai, Ministria e Financave kishte filluar bllokadat ndaj buxhetit komunal. 

Ai theksoi se në takimin e sotëm të komisionit, përmes një amendamenti të propozuar nga ai dhe pas kërkesës së kryetarit të komunës, është arritur që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projektligj.

“Është e pabesueshme, në draftin fillestar, siç thashë më parë, Qeveria kishte mënjanuar plotësisht buxhetin e Komunës së Prishtinës. Një veprim ky i papranueshëm dhe absurd, sulm i hapur ndaj kryeqytetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe një shkelje flagrante e ligjit dhe e Kushtetutës”, ka shtuar ai. 

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026.

Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amendamente.

Lexo përditësimet tjera
komisioni per buxhet

Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga...