Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin

Hekuran Murati

Foto: Driton Paçarada

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të mërkurën janë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë. 

Ai ka paraqitur në Facebook fotot se si do të duken autobusët dhe tramët. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E Murati ka thënë se ofrimi i shërbimeve të transportit publik përmes operatorëve privatë mund të bëhet, por sipas procedurave të parapara me Ligjin për Partneritet Publiko Privat, duke siguruar që paraja publike nuk keqpërdoret. Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit të veprojnë. 

“Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat. Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shkruar Murati në Facebook. 
 

Lexo përditësimet tjera
autobus

Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar foto se si do të duken 15 autobusë elektrikë...