Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Bllokada që po bën opozita është jashtë çdo arsyeje

Hekuran Murati

Foto: Driton Paçarada

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është jashtë çdo arsyeje “bllokada që opozita po vazhdon t’i bëjë konstituimit të Kuvendit”. 

Ai ka marrë shembull zgjedhjen e kancelarit gjerman Friedrich Merz me votë të fshehtë në Bundestag të Gjermanisë të martën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.  Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.  Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje. Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni”, ka shkruar Murati në “Facebook”. 

Të hënën sërish nuk u sigurua kuorumi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë, propozim ky që u bë nga Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se i kontribuon daljes nga ngërçi institucional. Kjo është hera e tretë që nuk votohet ky komision, ndërkohë në gjashtë herë të tjera e propozuara nga LVV-ja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme