Për shkak se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe mungoi edhe deputeti Mergim Lushtaku, është shtyrë seanca fillestare të mërkurën në rastin ku Bislimi e Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, palët nuk ishin pajisur me shkresa të lëndës.
Kryetari i trupit gjykues, Eroll Gashi ka thënë se Bislimi ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se i dëmtuari - ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka qenë i qasshëm.
Në seancë mungoi edhe Mergim Lushtaku, për të cilin mbrojtësi i tij, avokati Faton Fetahu, ka treguar se nuk mungon për arsye të angazhimeve në Kuvend, por për shkak të mosdërgimit të shkresave të lëndës, përfshirë edhe aktakuzën.
Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë.
Bislimi akuzohet se më 13 korrik 2023 ka përdorur dhunë fizike ndaj Lushtakut që i kishte hedhur ujë Bislimit. Bislimi akuzohet për “sulm”.
Edhe Lushtaku po ashtu akuzohet për “sulm” ndaj Bislimit.
E deputeti tjetër Hajdar Beqa akuzohet “për sulm” ndaj ministrit Hekuran Murati, por edhe se duke ia tërhequr syzat ka kryer veprën “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
Deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, akuzohet për “lëndim të lehtë trupor” për goditjen ndaj Muratit./BetimipërDrejtësi