Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie.
Shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka njoftuar se në mungesë të ngrohjes, sot në ndërrimin e pasdites orët mësimore do të mbahen vetëm me nga 30 minuta.
Megjithëse sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor, “Termokosi” ende nuk ka marrë një vendim nëse ngrohja mund të fillojë më herët për shkak të motit të ftoftë.
Të kontaktuar nga KOHA, “Termokosi” ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe po presin që të fillojnë me ngrohjen e jashtëzakonshme, që i bie më herët se kur fillon sezoni.
Termokosi: Jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor
Termokosi ka bërë të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për fillimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Zëdhënësja Afërdita Uka ka bërë të ditur për Kohën se ndërmarrja është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e zezonit të 2025-2026.
“Janë në përfundim përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. - Jemi në kordinim të ngushtë me KEK-un dhe tashmë është bërë kërkesa për furnizim me energji termike. - Pra, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, ne jemi të gatshëm që të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e sezonit të ri ngrohës 2025/2026”, ka thënë ajo.
Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie.