Shkaku i një defekti teknik në aparaturën e Mamografisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan prej disa vitesh ma mbetur pa këtë shërbim.
Ndërkohë në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, komuna ka kërkuar nga niveli qendror një “Mamograf lëvizës”, por që kërkesa e tyre ende nuk është shqyrtuar.
Shkaku i mungesës së këtij shërbimi koha ka raportuar edhe në muajin tetor të vitit të kaluar, derisa zyrtarët publik patën dhënë zotime se sivjet do të rikthehet ky shërbim por deri më tash nuk ka lëvizur asgjë konkrete.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Lipjan, Merita Bytyqi, ka thënë se të gjitha gratë e Komunës së Lipjanit po e kryejnë ultrazërin pa pagesë derisa po mungon shërbimi i Mamografisë.
Sipas saj, të gjitha rastet që kanë nevojë për këtë shërbim i dërgojnë në QKUK.
“Mamografi ende nuk është në funksion sepse ka një prishje për të cilën kemi kontaktuar me disa kompani të servisimit, por që asnjëra nuk e ka marrë përsipër rregullimin e aparaturës”, ka thënë Bytyqi.
Ajo ka shtuar se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë mënyra të tjera për ta rregulluar këtë aparaturë, por që procedurat po marrin mjaftë shumë kohë.