Në sheshin e Ferizajt ka nisur grumbullimi i mjeteve për Enver Xhokli, Fidan Gashi të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të një bombole të gazit në një lokal në Ferizaj.
Në këtë shpërthim mbetën të lënduar 44 qytetarë dhe në mesin e tyre edhe disa punëtorë të këtij biznesi.
Fondacionin për grumbullimin e mjeteve për këta dy të rinj të cilët janë ende në koma, e ka nisur këngëtari Labinot Tahiri së bashku me familjarët e tyre.
Tahiri nëpërmjet një posti ka thënë se që nga ora 13:00 do të filloi grumbullimi i mjeteve në sheshin e Ferizajt.
Ndërkaq, Luljeta Gshi, motra e Fidanit, ka thënë se “Në rastin e shpërthimit se bombolës se gazit ne Ferizaj ka qenë i pranishëm edhe vëllai im me gruan, babin dhe vajzën por që ata janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Qeveria premtoi që do të dërgojë të gjithë të lënduarit në gjendje kome në Turqi, por në momentin e fundit u njoftuam që familjarin tonë Fidan Gashi e kanë hequr nga lista. Tani na duhet të mbledhim fonde që ta dërgojmë atje”, ka thënë ajo.