Institucionet janë të obliguara të nxjerrin vendime të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes mbi bazën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, më së largu në fillim të javës së ardhshme.
Kushtetuesja e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, i cili vendim, përkundër këtij interpretimi, do të zbatohet si i tillë deri më 13 prill, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të legjitimuar kufizimin e lëvizjes, Ministria e Shëndetësisë, ditët në vijim pritet të marrë vendime veç e veç për komunat, ashtu siç e parasheh Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ky afat ia mundëson Kuvendit të Kosovës që nëpërmjet amendamentimit të ndryshojë e plotësojë Ligjin për sëmundjet ngjitëse.
Se vendimet do të merren veç e veç për secilën komunë, e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.