Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të dendura.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara nga rrufe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, është njoftuar nga Instituti.