Arbëri

Moti sot në Kosovë i vranët dhe me intervale me diell

Ngrica

Foto: Driton Paçarada

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjes parashihen mjegull e ngrica. 

Temperaturat minimale do të sillen mes minus 9 dhe minus 7 gradë celsius, e maksimalet mes 1 dhe 5 gradë. 

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.