Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat minimale deri në -11 gradë

Ngrica

Foto: Driton Paçarada

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e me intervale me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes -11 dhe -8 gradë celsius, e maksimalet mes -5 dhe -1 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.