Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 1-3 gradë celsius e maksimalet mes 7-10 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.