Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 14 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë.
Instituti ka bërë me dije se do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
“E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimin e motit për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.