Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku vende-vende mund të priten riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.
Parashikimin e motit për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.