Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.

Sipas njoftimit, temperatura minimale gjatë javës do të jetë 10 gradë celsius të hënën, ndërkaq maksimalja do të arrijë në 33 gradë të hënën dhe të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë - Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë - Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte - Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E premte - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në  pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-4m/s.