Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të sillen mes minus 6 dhe minus 3 gradë celsius. E maksimalet do të arrijnë deri në 7 gradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMot i ngjashëm parashihet edhe të martën, ndonëse do të ketë ngritje të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 3 dhe 1 gradë celsius e maksimalet do të arrijnë deri në 8 gradë.
Të mërkurën do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.
Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell.
E të premten moti do të jetë me vranësira të dendura që do të sjellin riga shiu në vise të ulëta e ë viset malore parashihet borë.
“Temperaturat minimale 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C”, ka njoftuar IHMK-ja.