Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë me kushte relativisht stabile.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 22-26 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.
Të martën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën do të jetë me diell e vranësira të pakta.
Të enjten moti parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa ngjashëm do të jenë edhe të premten.