Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa nga dita e enjten parashihen riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. 

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 7-11 gradë celsius, e maksimalet mes 26-31 gradë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta. 

Të enjten e të premten do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh, si dhe ulje temperaturash. 

Të premten temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë e maksimalet mes 19-22 gradë.