Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i qetë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen mes 12-16 gradë Celsius, e maksimalet mes 27-33 gradë. Të martën do të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën do të jetë moti i vranët e me intervale me diell. Temperatura maksimale do të arrijë deri 32 gradë.
Të enjten parashihet mot me diell e vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës pritet të sjellin shi e shkarkim rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar Instituti.
Të premten do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.