Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e vende-vende do të ketë edhe fjolla të dobëta bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Të mërkurën dhe të premten priten fjolla të dobëta bore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezentë gjatë gjithë ditës”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.