Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme i vranët e me intervale me diell, në mëngjese parashihen ngrica

Ngrica

Foto: Driton Paçarada

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjese parashihen ngrica dhe vende-vende mjegull. 

“Prandaj rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik”, ka njoftuar IHMK. 

Të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore. 

“Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes”, ka njoftuar IHMK.