Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurtra me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se më 7-8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit të depërtojë në rajon e të sjellë një masë ajrore të ftohtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 4-6 gradë celsius, e maksimalet mes 9-13.
Të martën parashihet mot kryesisht i vranët e me riga shiu. Të mërkurën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa do të ketë ngritje të temperaturave.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 17 gradë celsius.
Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa të premten moti do të jetë i vranët e vende-vende do të ketë reshje shiu.